“Klubi i leximit pranë muzeut”, është logoja e veprimtarive periodike javore, që do të zhvillohen në Muzeun Historik Kombëtar, e cila mbështet gjithashtu fushatën kombëtare të leximit “Takohemi për një Libër” inicuar nga Ministria e Kulturës. Mbështetja e kësaj fushate synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit të historisë. Në specifikën e programit të Muzeut Historik Kombëtar është leximi i fragmenteve të librave historikë, arkeologjik, libra për trashëgiminë kulturore, muzeologjinë, etnografinë dhe restaurimin, të shkruara nga studiues shqiptarë. Në këtë kuadër studiuesi Virgjil Kule, vjen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar me veprën e tij titulluar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit”. E premte, 10 nëntor 2017, ora 13:00, Muzeu Historik Kombëtar, salla “Kostandin Shpataraku”, kati i dytë. Hyrja e lirë.

- SPONSOR -Smiley face