Cfarë është kolesteroli

Kolesteroli stimulohet nga ushqimet të yndyrshme të cilat janë të dëmshme për organizmin. Duhet të dijmë se kjo substancë prodhohet 75% nga mëlcia jonë dhe vetëm 25% merret nëpermjet ushqimit. Kolesteroli luan rol jetik për funksione fisiologjike të trupit të njeriut pasi prodhon hormone steroide, gjithashtu formimin e membranave te qelizave. Nje pjese e mire e popullatës adulte e ka kolesterolin mbi nivelin e nevojshem. Së fundmi ky fenomen po verehet ne rritje, dicka e pazakonte më parë.

- SPONSOR -Smiley face

Disa prej simtomave prej te cilave duhet pasur kujdes

Kolesteroli i larte nuk shkakton simptoma. Ai demton ne heshtje enet e gjakut, dhe ne kete menyre muret e arterieve ngushtohen gradualisht. Kjo situate nxit sëmundje dhe episode kardiake qe kërcenojnë jetën e njeriut.

Nevoje për tu identifikuar si i prekur nga kjo sëmundje.

Mbi  moshën 20 vjecare duhet të kontrollohet  kolesteroli në gjak.
Analiza e kolesterolit rekomandohet edhe për femije mbipeshe.

Kolesteroli në ushqime

Ushqime të pasura me kolesterol si vezet, karkalecat dhe arragosta nuk janë më të ndaluara. Studimet tregojnë se ushqimet që ne konsumojmë kanë një ndikim minimal ne kolsterolin ne gjak. Vetem nje perqindje e vogel e njerezve kane njëfarë sensitiviteti ndaj kolesterolit dhe nivelet e tij rriten pas një ushqimi të pasur në të.

Për sa I përket gjinisë femrat kanë më pak problem se sa meshkujt, si arsye e estrogjenit: Këto hormone femerore e rrisin nivelin e HDL-së. Rrezikshmeria dhe rrisku I personave të prekur nga kjo semundje jane:

  1. Mosha e thyer, ka gjasa me teper.
  2. Mbipesha
  3. Dieta
  4. Trashegimia familjare

Kujdes.  Ushqimet që dëmtojnë kolesterolin

Disa nga ushqimet qe s’duhet te hahen per te evituar kolesterolin jane:  Gjalpi, mishi i pjekur, mishi i grire, te brendshmet te tilla si melçi, zemer dhe veshka. Gjithashtu duhet te minimizohen  prodhimet e qumeshtit qe kane me shume se 1% yndyre qumeshti, gjithashtu fast-foods. Mund te perdoresh margarina te lehta, ose vaj ulliri, mishin zevendesoje me pule ose peshk por qe kane lekure te holle.

- SPONSOR -Smiley face