Kompania më e njohur “Apple” ka një njoftim për përdoruesit e iPhone! Gjatë vitit 2018 në tastierat e çdo përdoruesi do të shtohen dhe shumë emoiji të tjerë. Në fakt ky projekt është një përgjigje për të gjithë përdoruesit të iOS 11.1 të cilët ngelën të pakënaqur që kërkesat e tyre për emoji nuk ishin marrë parasysh nga kompania. Madje zemërimi i përdorueseve arriti deri sa ata e quajtën “Apple” raciste që në emoji nuk ishin përfshirë personat me flokë të kuq. Në takimin e Komitetit Teknik Unicode drejtuesi i Emojipedia, Jeremy Burge, njoftoi se të gjithë ankesat janë parasysh dhe së shpejti iphone do lëshojë për publikun emojit e rinj. Në këtë listë s’do jenë vetëm personat me flokë të kuq por do ketë shumë më tepër si psh: softball, cupcake, kangur, arushë pelushi, mango, skejtbord, mjegull, superhero dhe për të zbuluar më shumë duhet të presim Vitin e Ri.

- SPONSOR -Smiley face