Kozeta Bakiu, koreografja dhe pedagogia e “Universitetit të Arteve” është ndër të paktat profesioniste që i ka mbijetuar kohës. Sapo përmendet emri i saj, të gjithë e identifikojnë me të paktën një numër koreografik. Koreografitë e saj kanë qenë gjithnjë të pranishme në spektaklet apo eventet e rëndësishme në vend. E s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë ku në një mbrëmje magjike si ajo e “Këngës Magjike” të mungonte numri koreografik i Kozeta Bakiut. Trupa me një kostumografi magjepsëse, shëndritëse dhe lëvizje e kërcim dinamik bëri që salla e “Pallatit të Kongreseve” të duartrokiste gjatë këtë performancë të shkëlqyer.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face