Natën e 4 Korrikut Premierës “Rewind” Balet nga dr.Riselda Sejdija nuk i munguan as njerëzit e rëndësishëm. Ishte “Thumb” nga Abc News, i cili erdhi përpara Premierës për të rrëmbyer disa intervista për shfaqen e Riseldës. Profesoresha Kozeta Bakiu ishte pedagogia e Universitetit të Arteve që foli disa fjalë përreth shfaqes dhe kolegen e saj “Riseldën, transmeton mulliri.al.

- SPONSOR -Smiley face

Pyetjet e “Thumb” nuk e bën në asnjë moment Kozeta Bakiun të ndiheshe në siklet, pasi Kozeta shquhet për natyrën e saj tepër origjinale dhe të thënurit gjërat troç dhe shqip. Njëra nga pyetjet ishte;  Keni konkurencë me njëri -tjetrin? “Konkurenca që kemi është konkurencë e mirë nuk ka qenë kurrë e keqe”, shprehet Kozeta Bakiu.

Më pas ajo u shpreh se “Shfaqja “Rewind” e dr.Riselda Sejdisë do të sjelli patjetër diçka të re…” Më pas nga “Thumb” ajo u pyet sesa pikë do ta vlerësonte dr.Riseldën si koreografe nga 1deri në 10? “Nuk e kam parë shfaqen  “Rewind”ende për të dhënë një vlerësim, shfaqet e tjera të Risit i kam parë, çdo shfaqe ka të mirat dhe të këqijat e veta,veten nuk e kam vlerësuar kurrë me notën 10 ( dhjetë ) kështu që as të tjerëve nuk i vë 10(dhjetë).

 

Foto nga veprat artistike të Prof. Kozeta Bakiut/Salla e Madhe e Universitetit të Arteve.

Foto nga veprat artistike të Prof. Kozeta Bakiut/Salla e Madhe e Universitetit të Arteve.

Arti koreografik mban emrin e Kozeta Bakiut për shumë arsye, ajo përcjell breza çdo vit duke i emëruar ato me titullin koreografë, ndër të tjera ajo ka sjellë në jetë shumë vepra në artin koreografik, nuk është e lehtë për Kozeta Bakiun të vlerësojë artin koreografik pasi arti në vetvete nuk ka nota, por ka emocion dhe sukses, kështu që suksesi dhe emocioni nuk vlerësohen por lihen të lirë në rrugën e tyre pa kufij…, transmeton mulliri.al.

Foto nga veprat artistike të Prof. Kozeta Bakiut/Salla e Madhe e Universitetit të Arteve.

- SPONSOR -Smiley face