Ju spikatët për elokuencën, prezencën dhe profesionalizmin tuaj në ekran, si është të heqësh dorë nga një profesion pasi ke kultivuar këto aftësi?

Nuk është e vështirë aspak të heqësh dorë nga asnjë profesion. Sepse asnjë profesion nuk e përcakton kurrë personalitetin tonë, por ne e bëjmë atë.

- SPONSOR -Smiley face

Si e shikoni emisionin e pasdites pasi ju u larguat?

Emisionin e “Pasdites” e ndjek ndonjëherë dhe më duket tepër i këndshëm.

Pas shkëputjes nga media, çfarë mund të na thoni për fillimet e jetës tuaj në një shtet tjetër?

Një jetë e re në Dhe të huaj është gjithmonë e vështirë por asgjë e pamundur nëse beson tek vetja dhe tek mundësitë që jeta të ofron.

Sa e vështirë është përshtatja?

Një jetë e re në dhè të huaj është gjithmonë e vështirë por asgjë e pamundur nëse beson tek vetja dhe tek mundësitë që jeta të ofron.

 

Çfarë mund të na tregoni për jetën personale?

Jeta personale e Kozetës, është një jetë e thjeshtë por e bukur dhe e qetë. Bëj punën që dua, dhe kam afer njerëz që më duan.

A keni në plan të ktheheni në Shqipëri?

Shqipëria është vendi im, dhe mbetet gjithmonë në jetën time. Asgjë nuk e ndryshon këtë fakt.

Si e shikoni artin dhe zhvillimin e Shqipërisë nga një vend I largët?

Pavarësisht cdo gjëje në atë vend, Arti dhe artistet i japin një tjetër emer atij vendi. Në ato kushte, sërish artistët tanë janë një tjetër vlerë e kontribut i vyer i Shqipërisë dhe gëzoj dashurinë më të madhe për këta njerëz të palodhur që i falin kaq shumë publikut artdashës shqiptar.

Një përshëndetje për gjithë dashamirësit dhe mulliri.al?

Më lejoni t’i uroj shumë suksese Mulliri.al, si fillimi i mbarë është gjysma e punës, ashtu qoftë dhe jetëgjatësia e kësaj media që në pak ditë është kthyer në një dritare dinjitoze e profesionale. Sepse aty ku ka dorë artisti cdo gjë tjetër merr jetë e truri i një artisteje si Riselda di mjaftë mirë cfarë kërkon e cfarë t’i ofrojë lexuesit.

- SPONSOR -Smiley face