Ju kujtohet dollapi i Cher Horowitz në filmin “Clueless”, i cili kishte një sistem kompjuterik futuristik që e ndihmonte atë sesi të vishej? Tashmë ai është bërë realitet. Pra, një aplikacion, i cili të sugjeron se çfarë të veshës. Ky aplikacion mund të instalohet në smartfon dhe të tregon kombinimet e mundshme që mund të bësh me rrobat që posedon. Por si ndodh kjo? 
”Nëse algoritmet e bëjnë mirë punën e tyre, njerëzit do të shpenzojnë më pak kohë duke menduar se çfarë duhet të veshin”, tha Ranjitha Kumar, një profesor asistent në Departamentin e Shkencave Kompjuterike. Ai tha gjithashtu se një sistemi i ngjashëm mund të krijohet edhe për të këshilluar veshjet që zgjidhni nëpër dyqane, dhe kjo do të ndryshonte rrënjësisht mënyrën e të bërit shopping.

- SPONSOR -Smiley face