Kristina Spahi aktualisht po studion në Universitetin e Arteve për koreografi dhe është studente e vitit të dytë, transmeton mulliri.al.Pikërisht ishte Kristina zgjedhja e veçantë e zysh  dr.Riselda Sejdisë për të vendosur Kristinën si rolin kryesor në “Rewind” Balet.

- SPONSOR -Smiley face

Kristina Spahi ishte “Rewind” , ishte dielli që ndriçoi koreografinë e zysh Riseldës. Balerina e talentuar mbizotëronte në rolin kryesor në Premierën “Rewind” Balet, sepse Kristina ishte vet “Rewind”, po ta shikoni me vëmendje është e vetmja që e ka të shkruar emrin e baletit në kostumin e saj.

Ky balet me një akt u kërcye rreth 1 orë e 20 minuta nga teknikat jazz-contemporary, ku Kristina Spahi ka treguar talentin e saj të gdhendur duke përdorur teknikat e saj në skenë si një profesioniste e vërtetë.

Sigurisht që kjo gjë nuk i ka shpëtuar Kristinës edhe pa e shprehur në profilin e saj të Instagramit, ku ka postuar një pjesë të kërcimit të saj baleti me një akt “Rewind” me koreografi të pedagoges së Universitetit të Arteve, dr.Riselda Sejdija. “Rewind, baleti që u ndjeva vetvetja nga koreografia…, gjeta veten u bëra një, e ndjeja pjesë timen”, shkruan Kristina Spahi krahas videos së postuar në Instagram/mulliri.al.

- SPONSOR -Smiley face