Në datën 2 tetor nisën aplikimet për lotarinë Amerikane. Për ju që ende nuk keni aplikuar nuk duhet të harroni një detaj të rëndësishëm, siç  është vendosja e të dhënave të pasaportës së pa-skaduar në aplikimin fillestar. Dhe nëse pasaporta skadon pasi të jetë kryer aplikimi dhe në rast se përzgjidhet, rekomandohet që të ruhet një kopje e pasaportës së vjetër. Kjo pasi mund t’ju kërkohet gjatë procesit zgjedhor.

“Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit. #pyetanen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face