Divorci është një prej problmeve më të shtuara kohët e fundit jo vetëm në Shqipëri
por edhe në shoqërine botërore. Edhe pse kjo problematikë është rrjedhojë e ciftit,
nё pjesёn mё tё madhe tё rasteve, janё fёmijёt ata qё e vuajnё tё parёt divorcin. Në
pjesёn dёrrmuese ata nuk janё asnjёherё dakord me prindёrit për të marrë divorcin,
pёrveçse nё rastet kur ata janё tё pranishёm, ndaj dhunes por edhe ne rastet kur vetë femija është sistematikisht viktime e dhunës nga prindi. Gjatë procesit tё divorcit, fёmijёt trishtohen, vuajnё dhe shfaqin sjellje agresive, ndonjёherё edhe tё dhunshme, ndaj prindёrve, veçanёrisht ndaj prindit qё e kёrkon divorcin. Pas divorcit, edhe ata e vuajnё shkёputjen nga prindi jo-kujdestar, pra ai/ajo qё largohet nga familja, dhe kjo ёshtё gjithashtu njё periudhё e trishtё dhe delikate nё jetёn e tyre. Ndaj pёr kёtё arsye nevojitet qё prindёrit qё shkojnё drejt divorcit, tё informohen mbi pasojat gjatё dhe pas divorcit pёr tё lehtёsuar vuajtjet dhe trishtimin e fёmijёve për të rritur aftёsinё e tyre ripёrtёritёse.

Divorci përvec faktit që I jep zgjidhje qetsi situatës, tё eliminon vrazhdёsinё e momentit, gjithashtu eleminon disiplinёn jo efektive. Por në të njëjtën kohë nuk duhet të ushtrojё presion tek fёmijёt qё tё mbajnё anёn e njёrit prind kundrejt tjetrit, si dhe, tё shmangin futjen e fёmijёs nё rolin e njё tё rrituri pёr tё pёrmbushur nevojat e prindёrve

- SPONSOR -Smiley face

Prindёrit duhet të jenë të qartë se nuk është fai i fёmijёve, dhe se ndonjёherё edhe mes tё rriturve, ndodhin zemёrime, por tё dy prindёrit e duan dhe do ta duan gjithmonё fёmijёn e tyre. Kjo do tё krijojё siguri tek fёmija dhe do tё ndihmojё nё uljen e zemёrimit, stresit apo ankthit, qё janё simptoma tё zakonshme gjatё pёrjetimit tё kёsaj gjendjeje tek fёmijё. Prindёrit duhet te komunikojne sa me shume me femijen e tyre pasi është një fazë tranzitive për ta bërë më të thjështë kuptimin e situates për moshën e tyre.

- SPONSOR -Smiley face