Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Artit Bashkëkohor  në Beograd, me ftesë të Ministrit të  Kulturës dhe Informimit  të Republikës së Serbisë, Vladan Vukosavljević.

- SPONSOR -Smiley face

Ministrja Kumbaro u prit nga drejtori i Muzeut të Artit Bashkëkohor, Slobodan Nakarada dhe  Dejan Sretenović,  koncept ideuesi I MAB, të cilët e shoqëruar përgjatë vizitës në MAB.

Ministrja Kumbaro zhvilloi takime me homologun serb dhe atë maqedonas, Robert Alogjozovski, ku u diskutua për një  bashkëpunim intensiv me vendet e rajonit në fushën e artit dhe kulturës.

Në fjalën e tij Ministri  Vukosavljević  theksoi se kultura po lidh dhe po lejon njerëzit të kuptohen më mirë dhe  ata, artistët, përfaqësojnë “një melodi që dëgjohet mbi zhurmën e jetës së përditshme“.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i tha agjencisë së lajmeve Tanjug se “Muzeu i Artit Bashkëkohor nuk është vetëm një muze i ri, apo një muze i rinovuar, por një vend pa kufij. Arti dhe kultura janë hapësira që   duhet të ndërtojnë ura,  pavarësisht nga vendi apo ngjyra e pasaportës,“- u shpreh Kumbaro .

- SPONSOR -Smiley face