Dukesha e Cambridge, bashkëshortja e princit William të Anglisë, Kate Middelton, ka përfunduar në qendër të vëmendjes së medias, për shkak të një kërkese të veçantë që bën sa herë që udhëton me avion. Siç shkruajnë mediat britanike, Kate dëshiron gjithmonë një vend bosh krahë të sajit në avion, për shkak të një arsye të pazakontë.

Duket se bashkëshortja e princit, nuk duron dot që rrobat e saj të ngjeshen nga bagazhet e tjera. Kështu ajo e përdor njërin vend, vetëm për të vendosur të shtrira rrobat e saj të hekurosura dhe personeli i bordit e kënaq. Por ky nuk është i vetmi privilegj i saj në bord. Njëlloj si pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore, Kate i lejohet që të marrë lëngje dhe çdo lloj bagazhi në kabinë, pa asnjë limit. Një privilegj, i cili pasagjerëve nuk iu lejohet për arsye sigurie.

- SPONSOR -Smiley face