Emmanuel Egbo, ish-portieri dhe tashmë pjesë e stafit të KF Tirana, zbuloi në “Wake Up” disa nga detajet e dasmës me partneren e tij filipinase, Fabia Egbo, shkruan Top Albania Radion. “Jemi njohur para 4 vitesh në kishë, pasi jemi besimtarë katolikë. Vinte shpesh me komunitetin filipinas atje. Kemi dy vite që jemi çift”, tha Egbo.

- SPONSOR -Smiley face

Ndërsa Fabia rrëfeu se në fillim nuk e mendonte që Emmanuel Egbo do të bëhej një ditë bashkëshorti i saj: “Kur e pashë në fillim, nuk mendoja se do të ishte burri i së ardhmes, por pas çdo të diele e njoha më mirë. E mendova disa herë propozimin e tij pasi unë jam shumë e qeshur dhe ai shumë serioz”.

Egbo tregoi ne “Wake Up” se bëri një dasmë krejtësisht sipas traditës shqiptare: “Janë hedhur shumë lekë, pasi e kemi zakon edhe në Nigeri. E bëra dasmën sipas traditës shqiptare sepse i ngjan asaj nigeriane. Ishin rreth 170 të ftuar. Nuk bëmë aheng sepse e donim dasmën të thjeshtë, por i ramë borive kur morëm nusen. Vallja u mor me radhë, siç bëhet në Shqipëri. Kemi qëlluar edhe me armë. Gjysmën e jetës e kam kaluar këtu, me nënshtetësi jam shqiptar, kështu që nuk kisha si e bëja ndryshe dasmën”.

- SPONSOR -Smiley face