Mulliri.al ju zbulon ekskluzivisht disa detaje dhe disa foto tepër interesante nga eventi që po zhvillohet në këto momente në Muzeun Historik Kombëtar. Eventi magjik i ditlindjes së shkrimtarit e njeriut të madh Dritëro Agolli po prek përmasa tepër emocionuese sot në mbrëmjen e 13 Tetorit.

- SPONSOR -Smiley face

Kjo natë magjike është rrethuar me të ftuar dhe artista të veçantë ku midis tingujsh, poezish dhe promovimesh ato po ndajnë momentet e tyre më të bukura në këtë datë kaq domethënëse.

Elona Agolli, vajza e Dritëro Agollit, ishte protagonistja kryesore e kësaj mbrëmje, e cila me fjalimin e saj i uroj mirseardhjen të gjithë të ftuarve.

Një mbrëmje plot emocione ka nisur tashmë dhe plot figura të njohura sapo kanë mbërritur në këtë event .

Ndër to mund të përmendim, Tinka Kurtin, Ardit Gjebrean bashkë me bashkshorten dhe vajzën e tij, Luftar Paja, Nasho Jorgaqi, Arben Malaj, Xhevahir Spahiu, Helidon Haliti dhe shumë e shumë protagonistë të tjerë janë mbledhur në këtë sofër artistike ku përmbajtja mban vetëm emrin e të nderuarit e të shtrenjtit ,Dritëro Agollit.

Ardit Gjebrea bashkë me vajzën e tij Anën perfomojë këngën e adhurueshme “Kur të jesh mërzitur shumë” , me tekst të Dritëro Agollit. Pas kësaj performance Elona Agolli , përlotet teksa emocionohet fortë teksa kujtohen edhe këndohen live vargjet e këngës!

- SPONSOR -Smiley face