Teksa jemi dëshmitarë të festave të ndryshme shpesh dëgjojmë diskutime sesa ka ndryshuar një traditë krahasuar me një dekadë më parë.

Ndodh që në dasma nënat tona, një brez më i hershëm sesa ne tregojnë sesi kanë ndryshuar kohët në lidhje me traditat, zakonet, bestitënytë dhe mënyrën sesi festohet.

- SPONSOR -Smiley face

Sot dëgjojmë për dasma që ngjajmë me përralla, dëgjojmë për nuse që realizojnë gjithçka për tu ndjerë si princesha, për festa përrallore në natyrë, resorte luksi apo edhe në bregdet nënmelodinë e dallgëve, me diellin që perëndon dëshmitar.

Dasma sot konceptohet si një moment i bukur që duhet festuar dhe shijuar pavarësisht të gjithave, është kjo arsyeja pse shpesh dasma realizohet edhe kur familja e re ka një fëmijë të vogël.

Një dasmë ku vajza ose djali i vogël i sjell lulet çiftit nuk është konceptuar 2 dekada më parë, kur dasma ishte kurorëzimi i jetës së re, ku urimi kryesor i të afërmve ”Të trashëgoheni”, ishte në kuptimin e parë.

Sot një çift vendos vetë sesi do ta organizojë ditën e bukur të dasmës, ndërsa vite më parë, gjithçka organizohej nga familja dhe çifti ishin të fundit që mund të vendosnin për detajet.

Kur festës i vjen fundi, dikur çifti fillonte jetën e re në familje, ndërsa sot çifti niset në një muaj mjalti, si për të jetuar një përrallë…

- SPONSOR -Smiley face