Blerina Arbana, drejtoreshë e shkollës së baletit në mbrëmjen e 60-vjetorit të shkollës së baletit mbajti një fjalim tepër të gjatë, duke falenderuar të gjithë artistët me radhë. Ndërkohë, Arbana shprehu qartë edhe mirënjohjen e saj ndaj gjithë punës së përkushtuar. Ajo që e bëri drejtoreshën të lotojë ishte pikërisht momenti kur rrëfeu për të atin e saj dhe i tha disa fjalë nga zemra në prani të gjithë publikut. “Arti është i vështirë, por më e vështirë është kur humbet prindin edhe nuk ndjen më atë mbështetje që do doje ta kishe përjetë, babi më mungon shumë sa do doja të kisha pranë. Gjithsesi jam e sigurt që më dëgjon e më shikon nga lart, të dua babi”, u shpreh atë natë Blerina Arbana.

- SPONSOR -Smiley face

Pas këtyre fjalëve tepër emocionuese duhet thënë se ai moment ishte momenti më i bukur dhe më njerëzor i asaj mbrëmje.

Blerina Arbana njihet si një ndër balerinat më të mira, një mësuese dhe një pedagoge me një karrierë të gjatë artistike për të mbërritur më pas edhe në statusin e drejtoreshës që ka shumë kohë që e zotëron më së miri.

- SPONSOR -Smiley face