Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është intervistuar nga gazetari i talentuar Andi Vrapi dhe intervista e tyre është kthyer menjëherë virale. Pak ditë më parë Bebe Rexha erdhi në Shqipëri për të ndihmuar dy familje që u prekën nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit dhe gjeti kohën për t’u intervistuar nga Andi Vrapi. Në intervistë Bebe foli për jetën e saj dhe karrierën, por e merrni dot me mend se cila është artistja e preferuar e saj? Kur u pyet nëse kishte një emër shqiptar të preferuar Bebe u përgjigj: “Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD!”

Ndërsa kur u pyet për dasmën e saj këngëtarja e njohur nuk ngurroi hiç të përgjigjej dhe u shpreh se burrin e do shqiptar, madje dasma do zgjasë 5 ditë. “Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar, por që është shumë e vështirë në Amerikë. Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”- tha ajo. Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face