Përveçse një tërmet mode sot për sot, Aureta Thomollari ka edhe një shpirt shumë të madh edhe të bukur njëkohësisht. Çdo postim i saj përbën tërmet dhe lë shije pa fund në fushën e Modës.

Së fundmi Auretën e kemi parë të udhëtojë në gjithë botën duke qënë protagoniste dhe konsulente kryesore e sfilateve që po organizohen nga brandet e stilistëve më të njohur . Aktualisht Aureta ndodhet në Paris dhe nuk mungon asnjë ditë në Instagramin e saj për të na dhuruar foto tërmet nga jeta e saj tepër luksoze.

- SPONSOR -Smiley face

Aureta është nga ato femra që di ta zotërojë luksin në jetën e saj dhe këtë gjë na e vërteton çdo sekondë të jetës së saj. Një jetë përrallore si të Auretës të mbushur me art, fashion dhe luks kush nuk do ta dëshironte!

Ajo që dallohet qartë tek Aureta është sensi estetik femëror.

Ajo i përkushtohet lukut të saj deri në detajin më të vogël dhe është një shembull shumë mirë për ta ndjekur për mënyrën e jetesës dhe sesi ajo di të përkujdeset për veten e saj deri në detajet më të vogla.

Çdo gjë që Aureta vesh dhe kombinon lënë gjurmë të thella në mendjen e çdo femre.

A ju duket ndonjëherë që pastërtia që ajo mbart si femër të duket sikur ajo dërgon shpesh herë edhe aromën e saj drejt përdrejt instagramit?!

Këto janë vërtetë detajet që e bëjnë një femër të thjeshtë të bukur dhe mbresëlënëse. Fjala thjeshtësi nuk vjen duke ju shfaqur publikut pa krehur apo pa kuruar mirë lukun tënd ditor, thjeshtësinë duhet ta rrëmbesh njëherë nëpërmjet komunikimit virtual pa lënë pas dore veten në detajet estetike femërore.

Aureta di të na e shërbejë shumë mirë këtë gjë edhe pse garderoba e saj kushton me mijra dollarë, ajo di ta menaxhojë thjeshtësinë e saj tek audienca në mënyrën më të bukur të thjeshtësisë të kuruar deri në maksimum.

PROFIL/ KUSH ESHTE AURETEA THOMOLLARIN

Aureta Thomollari është një konsulente e markave luksoze me origjinë shqiptaro-amerikane.

Thomollari kaloi gati një dekadë në Los Anxhelos, ku ajo bashkë-themeloi dhe ngriti dyqanin e parë Daniel Espinosa në Shtetet e Bashkuara.

Ajo është më e njohur si stiliste dhe për blogun e saj të quajtur “Aureta’s Blog”, që ngjan me një dokumentar stilesh që ajo themeloi në vitin 2009.

Aureta është bashkë- themeluese dhe presidente e DNA Luxury, një firmë konsulence veshjesh me seli në Uashington DC.

Thomollari mori pjesë në fushatën Save the Children të Bullgarisë me Rumi Neely, e cila mbështeti përpjekjet filantropike të shtëpisë së modës në bashkëpunim me organizatën bamirëse

Uashington Post e ka përzgjedhur Auretën, dy vite radhazi, në revistën e tyre “Moda Uashington”, si një nga gjashtë “Scene Stealers”.

Në shtator të vitit 2011, ajo u emërua ambasadore e Rag & Bone DC.

Dollapi i Auretës u shfaq në një botim të kohëve të fundit të revistës “Capitol”.

- SPONSOR -Smiley face