I ftuar në ceremoninë e 10-vjetorit të televizionit “Ora News”, midis personaliteteve dhe emrave të njohur të politikës, muzikës e botës së televizionit, ishte edhe balerini Graciano Tagani. Në fotot që ka shpërndarë në faqen e tij në Instagram, Graciano shfaqet i veshur mirë dhe i kuruar deri në detaje, për të cilat duke se është kujdesur Joni Peçi.

- SPONSOR -Smiley face

Deri këtu nuk ka asgjë ndryshe, por ajo që bie në sy, është afrimiteti i balerinit me moderatoren Viola Spiro. Në këtë fotografi që shihni, Graciano ka marrë në krahët e tij Violën dhe të lumtur ata kanë ruajtur këtë moment me një fotografi. Duken bukur në krahët e njëri-tjetrit!

- SPONSOR -Smiley face