Superylli botëror i muzikës, DJ Martin Garrix është zyrtarisht muzikanti i kompeticionit më të rëndësishëm europian, Euro 2020. DJ i njohur ka fituar të drejtën për të shkruar dhe interpretuar këngën zyrtare të kompeticionit që do mbahet vitin e ardhshëm në 12 qytete të ndryshme të Europës. Lajmi u bë i ditur nga vetë Garrix, gjatë një eventi në Amsterdam, një prej qyteteve pritëse të finaleve të Europianit.

Kënga do të zbulohet në pranverën e vitit 2020, pjesë e së cilës do të jetë edhe një tjetër këngëtar. Kënga do të interpretohet për herë të parë në ceremoninë e hapjes së UEFA EURO 2020 në “Olimpico “në Romë, më 12 qershor 2020. “Është një nder i jashtëzakonshëm të shkruaj dhe interpretoj këngën zyrtare të UEFA EURO 2020. Turneu i verës tjetër do t’i afrojë tifozët me futbollin më shumë se më parë dhe me të vërtetë shpresoj se kënga ime do t’i bëjë të gjithë në Evropë të ndjehen sikur janë pjesë e saj,” tha shkurtimisht Garrix. Kjo është hera e dytë që kënga zyrtare e një kompeticioni të tillë i besohet një DJ. Në ceremoninë e hapjesë së Lojërave Olimpike 2004 në Athinë, ekzekutoi homologu holandez i Garrix, Tiesto.

- SPONSOR -Smiley face