- SPONSOR -Smiley face

Dje u organizua mbrëmja e 10 -vjetorit e TvOra News ku plot të ftuar festuan dhe u dëfryen në këtë event madhështor.

Figura të shumta të politikës, të show biz-it dhe shumë aristë shqiptarë ishin protagonistët kryesor të kësaj mbrëmje.

Mulliri.al nuk mund të rrinte pa kuriozuar se kush ishte veshur më bukur në këtë festë.

Vëmendjen na e terhoqi prima balerina e trupës së Klan-it Alba Hoxha e cila shkëlqente me fustanin e saj vezullues si një Hirushe e vërtet.

Alba, si gjithmonë në çdo event, është prezantuar me stilin e saj plot elegancë e cila lë gjurmë të thella përsa i përket shijes të rafinuar dhe mjaft të kuruar.

Përveçse një balerinë e talentur dhe sharmante Alba Hoxha di të godasi gjithmonë me stilin e saj plot klas!

 

- SPONSOR -Smiley face