Tyler Cooke është vetëm 21 vjeç, por mosha nuk e ka penguar për të krijuar një trup të pabesueshëm. Fillimisht u mendua se fotot e tij nuk ishin origjinale, kishte ndërhyrje me photoshop e të tjera si këto. 21-vjeçari nga Liverpuli ka hedhur poshtë spekulimet në një reagim të tij ku tregon se si ka arritur të krijojë trup me muskuj.

- SPONSOR -Smiley face

“Kam nisur të punoj shumë me trupin tim që në moshën 15-vjeçare. Është me të vërtetë një punë e vështirë, por jo e paarritshme. Sigurisht që kanë ndikuar edhe elementë të gjenetikës, nuk mund ta mohoj këtë gjë, por kam punuar dhe paguar shumë për të arritur këtë fizik”, thotë 21-vjeçari, Tyler Cooke.

- SPONSOR -Smiley face