Ndërsa familja e vogël mbretërore ndodhet në turin zyrtar në Afrikën e Jugut, në daljet dhe takimet e saj atje Meghan Markle është parë të mbajë në qafë një varëse të hollë prej ari, në të cilën ndodhet simboli i syrit të djallit. Aksesori kushton 550$ e duket se është një ndër aksesorët e preferuar të Dukeshës së Sussex, që mesa duket është supersticioze dhe kërkon të mbrohet nga syri i keq. Sipas Alemdara, krijuesit të varëses që Meghan mban në qafë, në kulturën otomane një symbol i tillë largon xhelozët dhe energjitë e këqija nga vetja, ndaj dizajneri turk është shprehur tejet i vlerësuar që Dukesha mban aksesorin e krijuar nga ai.

- SPONSOR -Smiley face