Ka vdekur në vend një adoleshente, pasi i shpërtheu telefoni që kishte në karikim dhe e mbante nën jastek, ndërkohë që e kishte zënë gjumi. Një gabim me pasoja deri fatale, që e bëjmë shpesh, por që në fakt duhet ta evitojme patjetër. Mediat e huaja raportojnë se viktimë e shpërthimit ishte Alua Asetkyzy Abzalbek. Atë e kishte zënë gjumi duke dëgjuar muzikë në shtëpinë e saj në fshatin Bastobe, Kazakistan.

Në mëngjes familjaret e gjetën të vdekur, ndërkohë që hetimet zbuluan se ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë, pasi telefonit i kishte shpërthyer bateria. Mjekët konfirmuan se celulari shpërtheu në orët e para të mëngjesit pas mbinxehjes së baterisë gjatë karikimit.

- SPONSOR -Smiley face