Edhe pse në moshën 96 vjeçare, Iris Apfel duket se as që e ka në plan të ndalet.
Në 6 dekadat e shkuara Apfel ndërtoi një karrierë në tekstile, dizajn, ndërsa më pas ktheu vëmendjen dhe interesin e saj nga moda, me bizhuteri dhe një linjë veshjesh.

Në vitin 2005, koleksioni i veshjeve të Apfel u shfaq në Muzeun e Artit Metropolitan në Nju
Jork. Shfaqja zbuloi dëshirën e saj për kombinimin e ngjyrave, tekstileve dhe modeleve. Një
ikonë e stilit të qëndrueshëm, ajo është e njohur për pamjen e saj të guximshme,
magjepsëse dhe unike.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face