Me regji nga Edmond Topi, “Yjet e së ardhmes” është një prej filmave të realizuar së fundmi, i cili do të shfaqet në kinema për publikun keyeqytetas.
Filmi flet për disa të moshuar në një azil, të cilët mendojnë se tashmë jeta nuk do iu sjellë asgjë, përveç vdekjes, por me ardhjen e një ndihmësi të ri në azil, i cili ishte muzikant, atyre iu ndizet dëshira për të jetuar. Së bashku vendosin të formojnë një bandë rroku dhe të marrin pjesë në një prej kompeticioneve më të rëndësishme muzikore.
Në këtë film interpretojnë: Reshat Arbana, Ema Andrea, Tinka Kurti, Gazmend Paja, Elia Zogu, Margarita Xhepa etj.

- SPONSOR -Smiley face