Bilionerja Kylie Jenner dhe nëna e saj Kris Jenner ishin të ftuara në emisionin e njohur të Ellen DeGeneres. Pas një viti Kylie është kthyer në emisionin e Ellen dhe ka bërë gjestin që i emocionoi të gjithë. Kylie dhuroi plot 750,000 dollar për organizatën e fuqizimit të grave, “Nest of Love”.

Kylie dhe Kris mësuan për këtë organizatë nga themeluesja, Samantha Gil dhe dy anëtaret kryesore të saj, Briana Grumet dhe Daniela Villa. Në total Kylie dhuroi për vajzat 750,000 dollarë nga të ardhurat e Kylie Cosmetics. Fillimisht, ajo dhuroi 150,000 dollar për organizatën dhe 100,000 dollar për themeluesen e saj, Samantha-n. Më pas Kylie zbuloi se kishte nga dy dhurata për secilën. Nga një paketë të koleksionit të fundit “Kylie Cosmetics Birthday” dhe nga një çek prej 50,000 dollarësh për secilën anëtare të organizatës.

- SPONSOR -Smiley face

https://www.ellentube.com/episode/ellens-spectacular-season-17-premiere-with-kylie-and-kris-jenner-alyson-stoner.html

 

- SPONSOR -Smiley face