Kylie Jenner është një nga femrat më të pasura në botë dhe pasuria e saj i kalon 1 bilionë dollarë. Të gjitha këto të ardhura kanë ardhur falë bizneseve dhe mundit të 22 vjeçares, pasurinë e të cilës e kemi zili të gjithë. Së fundmi, bukuroshja ka vendosur që të tregoj “sirtarin” e saj të këpucëve që në fakt më shumë se sirtar është një dhomë plot e përplotë me këpucë. Modelet më të fundit dhe më të veçantat, por komentuesit kanë një problem ! Pasi Kylie postoi videon komentuesit u sulën me komente negative, a thua se Kylie u kishte vjedhur paratë dhe me to kishte blerë këpucë. “Njerëzit vuajnë për bukë dhe ti ble këpucë që s’do i veshësh asnjëherë”, shkruante një komentues dhe të gjitha komentet vërtiteshin rreth këtyre fjalëve. Këto komente tashmë janë bërë monotone por ajo që vret më shumë është injoranca. A e dinë këta komentues se ato para të një palë këpucësh, Kylie ose i nxjerr për 5 minuta ose dhe ja kanë dhuruar kompanitë e modës? A e dinë këta komentues sa para dhuron Kylie për familjet e varfra ? Por më e rëndësishmja, Kylie këto para i ka bërë me biznes dhe rrjetet e saj sociale dhe jo me drogë, apo t’ja ketë vjedhur dikujt, kështu që përpara se të bëjmë llogaritë e dikujt dhe ta ofendojmë, duhet të marrim një laps dhe një letër.

- SPONSOR -Smiley face