Kylie Jenner është një ndër personazhet më të ndjekur në Instagram, e cila ka një linjë të sajën kozmetike që është bërë e njohur në të gjithë botën dhe merrini vetë me mend fitimet e saj të llahtarshme! Pas linjës së saj kozmetike fshihet një staf i madh, për të cilin Kylie ka përgatitur zyra super luksoze! Në një video të publikuar në kanalin e saj në Youtube, Kylie na ka treguar për herë të parë ambientet e zyrës së saj gjigante, e cila nuk ka asgjë më pak se një shtëpi. 22-vjeçarja na ka bërë një tur duke na treguar hapësirën gjigante të hollit, zyrat e shumta të punojësve, ambientin e kuzhinës, një bar për t’u freskuar me një pije, madje i ka realizuar vetes gjithçka që ka pasur nevojë: një dhomë veshjeje, një studio fotografike, një dush dhe një dhomë gjumi për vogëlushen Stormi.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face