Kylie Jenner dhe Travis Scott i dhanë fund lidhjes në fillim të kësaj jave, por nuk vonoj dhe ylli televiziv gjeti ngushëllim. 22 vjeçarja vetëm pak ditë nga ndarja u kap në shoqërinë të ish të dashurit Tyga teksa e vizitoj atë në studio ku po incizonte. Por, edhe pse ajo e mohoi rikthimin e saj me Tyga-n përmes një statusi në Twitter, dyshja janë parë përsëri së bashku, këtë herë në një klub nate.

Dyshja arritën veç e veç për të mos rënë në sy. Kylie u fotografua teksa shkonte për në club, e veshur në një fustan të shkurtër rozë flokë të shkurta dhe të zeza ajo rrëmbejë gjithë vëmendjen e të pranishmëve, derisa ishte e shoqëruar nga motra e saj, Khloe Kardashian.

- SPONSOR -Smiley face

Ndërsa, reperi u pa duke shkuar drejt vendit të ngjarjes, me makinën e tij, bashkë me një mik. Kujtojmë që Kylie dhe Travis janë prindër të një vajze, Stormi.

- SPONSOR -Smiley face