Lady Gaga nuk i ka hiç mirë punët me fansat e saj që kanë shpërthyer në histeri pas veprimit të këngëtares. Lady Gaga dhe trombisti Brian Newman janë miq prej vitesh dhe e quajnë njëri-tjetrin motër dhe vëlla por veprimi i tyre i habiti të gjithë. Teksa ishin duke performuar ata kapin duart dhe pasi Gaga këndoi pjesën ku thotë: “I dashur, më puth” ata puthen në buzë.

Por ky veprim i tyre nuk u prit aspak mirë nga fansat e këngëtares që nuk e pëlqyen këtë veprim dhe filluan ta ofendonin atë. Disa i përmendnin faktin që ai është i martuar, disa të tjera Bradley dhe disa të tjerë i thanë si guxoi pasi gruaja e Brian ishte atje. Sigurisht që këngëtares nuk i intersojnë aspak komentet pasi ajo dhe Brian janë miq dhe mund të themi se ishte një “puthje skenike”.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face