Larja e rregullt e dhëmbëve mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gojës ose stomakut, tregon një studim.

Shkencëtarët në Harvard T.H. Chan School of Public Health ndoqën mijëra njerëz për më shumë se 20 vjet që të zbulonin lidhjen.

- SPONSOR -Smiley face

Ata zbuluan se njerëzit që vuanin nga një histori me sëmundje të mishrave të dhëmbëve kishin 52% më shumë mundësi të zhvillonin kancer goje apo gastrik më vonë në jetë.

Rreziku është edhe më i madh te njerëzit që kanë humbur dhëmbë, tregojnë rezultatet e studimit.

Sipas NHS, shkaku kryesor i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve është higjiena e dobët orale.

- SPONSOR -Smiley face