Aktorja Laura Nezha, e ftuar në Tv Klan te “Rudina” ka zbuluar disa detaje të jetës private, të cilat nuk i kishte thënë më parë në publik. Megjithëse aktorja po përjeton një dashuri të konsoliduar e të lumtur, çifti nuk është parë asnjëherë në public. Në 6-vjetorin e dashurisë së tyre, ajo zbuloi më tepër për lidhjen e saj. “Ai nuk është pjesë e artit, profili i tij është tjetër gjë, ndaj edhe unë nuk kam dashur ta bëj publike marrëdhënien. Ai merret me biznes, nuk ka dëshirë të jetë personazh publik dhe unë e respektoj këtë gjë. Është dëshirë e të dyve në fakt, nuk duam të jemi çift mediatik që përflitet. Ne kemi një lidhje shumë të qetë”, u shpreh aktorja.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face