Ledia Sulaj prima balerina e Teatrit të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor preku ëndrrën e saj këtë të dielë. Ajo pati fatin të interpretonte krah balerinit të parë të Operas së Vjenës, Eno Peçit në shfaqjen “Exil-Deja Vu”. Ledia Sulaj ka pasur rolin kryesor në këtë premierë nga baleti me koreografi nga Eno Peçi dhe ishte ëndrra që ajo preku kur kërceu me Enon këtë të diel. Ajo thotë se ndihet e bekuar që ishte pjesë e “Exil”. Shfaqja pati tepër interes si premierë, në të dyja ditët. Salla u mbush plot dhe i arriti të gjitha pritshmëritë teknike, por edhe nuancat bashkohore si balet kontemporan. Edhe trupa e TKOB preku ëndrrën konteporane në datat 25-26 nëntor.

- SPONSOR -Smiley face

Koreografia e Eno Peçit terhoqi shumë shpirtra artistësh në sallë teksa kanë qenë prezente për të parë baletin me standarte të vërteta të kulturës europiane. Lajmi që Eno Peçi do të vinte për herë të parë në Shqipëri me një shfaqje të tij bëri që interesi i njerëzve të ishte i lartë. Edhe pse salla e Universitetit të Arteve ishte plot, edhe pse kapaciteti i sallës nuk është i lartë, edhe pse salla nuk është e përshtatshme për një balet të përmasve të tilla, “Exil- Deja Vu” u prit mjaf mirë dhe u duartrokit nga publiku.

- SPONSOR -Smiley face