Pas pikëpyetjeve për largimet e njëpasnjëshme nga televizioni Top Channel, më në fund ka ardhur një reagim, dhe ky nëpërmjet instagramit. Ka qenë Ledion Liço, ai që është përgjigjur pyetjes së një vajze në instagramin e tij, ku vajza kritikonte programacionin e tanishëm, largimet nga televizioni dhe shprehej se “Top-i” kishte ngelur në dorë të disa kalamajve.
Reagimi i Ledionit ishte tepër i rafinuar. Ai ka shkuar se ngado që të shkojnë, në Top Channel do të kthehen sërisht.Largimi i parë ishte ai i Adi Krastës nga “E Diella” Më pas lajmëroi shkëputjen nga Top Channel, televizioni nga ku nisi karrierën edhe Marina Vjollca. Bes Kallaku dhe Erion Isai pasuan Marinën Pak kohë pas tyre u largua edhe autorja dhe drejtuesja e programit të pasdites, Jonida Shehu duke lënë në mes programin. Gjithë emrat e mësipërm kanë patur ndikim të drejtëpërdrejtë në audiencën e Top Channel.

- SPONSOR -Smiley face