Fruti që shijon fronin e lavdisë falë vlerave të shumta shëndetsore është boronica. Lëngu i boronicave mund të përmirësojë shëndetin e sistemit tretës, urinimin, aftësitë mendore dhe pakësojë shanset e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

- SPONSOR -Smiley face

Boronicat janë një burim i pasur i taninës që lufton inflamacionin në aparatin tretës dhe pakëson mundësinë e shfaqjes së konstipacionit dhe diaresë.

Njerëzit që konsumojnë lëng boronice mund të përjetojnë përmirësime të ndjeshme në shëndetin urinar. Veç kësaj, lëngu i boronicës është një burim i pasur i vitaminës C që ndihmon meshkujt dhe femrat që vuajnë nga infeksionet e traktit urinar.  Lëngu i boronicës ndikon edhe në shëndetin mendor, duke përmirësuar kujtesën dhe aftësitë njohëse. Është efikas edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Si ta përgatisni lëngun e boronicës në shtëpi:

Shpëlajini boronicat në një kullesë metalike me ujë të ftohtë e të bollshëm. Uji do të largojë pesticidet, dheun, insektet dhe çdo lloj papastërtie tjetër. Sigurohuni që gjatë kohës së shpëlarjes së boronicave të tundni kullesën në mënyrë që shpëlarja të jetë e mirë. Më pas boronicat hidhini në një shtrydhëse frutash. Në lëng mund të shtoni pak lëng limoni jeshil sepse nxjerr në pah shijen dhe aromën e boronicave dhe e bën pijen shumë freskuese.

- SPONSOR -Smiley face