Në kërcimin modern trupi lëviz në bazë të rregullave të reja teknike dhe ekspresive.
Në të vërtetë, te balerinët klasikë vëmë re që kanë një raport të madh me hapësirën,
sepse ata debutojnë përpara publikut. Mirëpo në baletin klasik, pozicioni është i drejtë
dhe publikut i tregohet gjithmonë pjesa e përparme ose pak shpatullat, ndërsa në
kërcimin modern balerinët zënë gjithë hapësirën teatrale dhe mund t’i tregojnë edhe
shpinën publikut. Pozicioni i bustit në raport me këmbët mund të variojë: balerinët
mund edhe të shtrihen në dysheme dhe janë të lirë të performojnë çdo lloj ushtrimi pa
kufizime. Në baletin modern ndryshe nga ai klasik, shikojmë që vendosja e peshës së
trupit është parimi bazë i lëvizjes, ndërsa raporti me tokën është privilegjues. Raport
me hapësirën nënkuptojmë kërcim në mënyrë të hapur, me raport lëvizjesh në mes.

- SPONSOR -Smiley face