Supa e “gjyshes” që është ilaçi më i mirë

- SPONSOR -Smiley face

Të gjithë mbajmë mend nga fëmijëria se sa herë jemi sëmurë, gjyshet tona na kanë shërbyer një supë pule. Edhe pse ndoshta nuk i dimë arsyet, disi edhe neve supa e gjyshes na ka mbetur kjo shprehi.

Ja përfitimet e saj:

PASTRON TRUPIN

Kjo supë shëron, por edhe ruan shëndetin aktual, e që njihet edhe për faktin se e hidraton trupin. Kur e sulmojnë trupin viruset dhe alergjenet, atëherë përbërësit nga kjo supë mbrojnë organizmin. Supa e pulës është mënyra më e mirë që trupi të pastrohet nga viruset, sepse përshpejton hedhjen e materieve të dëmshme nga trupi.

DEZINFEKTON

Supa e pulës përmban mjaft kripë, e falë edhe erëzave që i shtohen, kur kalon përmes fytit, ka efekt të fortë. Me fjalë tjera, hedh jashtë bakteret nga fyti, sipërfaqja e gojës dhe bajamet.

PASTRON SINUSET

Ngjashëm sikurse lëngjet e ngrohta, si çaji, konsumimi i supës së ngrohtë ndikon që sinuset të pastrohen e me vetë këtë edhe simptomat e gripit dhe viruseve.

FORCON ORGANIZMIN

Kur trupi dhe organizmi nga brenda të jenë të lodhur dhe të kenë mbetur pa energji, siç është rasti me ftohje dhe me viruse, asgjë më mirë nuk ndikon se sa një supë e ngrohtë me mish të pulës, me shtesa të perimeve të ndryshme dhe me erëza

- SPONSOR -Smiley face