Lizzo është duke i paditur vëllezërit kompozitorë, të cilët po kërkojnë t’u njihet merita për hitin e saj “Truth Hurts”.

- SPONSOR -Smiley face

Vetëm disa orë pasi krijuesja e hitit u pajtua t’i jepte merita Mina Lionessit për këngën në fjalë, këngëtares që doli me fjalinë “Sapo e bëra një test të ADN-së, rezulton se jam 100 për qind ajo bushtër,” në një tweet të vitit 2017, ajo i ka udhëzuar avokatët e saj që t’i padisin Justin dhe Jeremiah Raisen, të cilët gjithashtu mendojnë se meritojnë t’u njihet merita për kompozim, shkruan KOHA Ditore.

“Sot e kemi ngritur një padi në emër të Lizzo për të vendosur, në një gjykatë, që Raisenët nuk janë kompozitorë të Truth Hurts dhe nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga suksesi i këngës”, thotë avokati i yllit për “Rolling Stone”.

Raisenët më parë pretenduan se ishin pjesë e një seance kompozimi në prill të vitit 2017 me Lizzon, e cila e bëri produksionin e demos, Healthy, e cila e përfshiu rreshtin, “Sapo e bëra një test të ADN-së, rezulton se jam 100 për qind ajo bushtër (I just took a DNA test, turns out I’m 100 per cent that b**ch)”. Justin Raisen pohon se atij dhe vëllait të tij kurrë nuk u janë njohur meritat siç duhet për këngën.

Lizzo tani i ka hedhur poshtë publikisht pretendimet e Raisenëve në Twitter, duke thënë, “Ata që tani pretendojnë se e meritojnë një pjesë të Truth Hurts nuk më ndihmuan ta shkruaj asnjë pjesë të këngës. Ata nuk kishin asnjë lidhje me rreshtin ose mënyrën se si zgjodha ta këndoja atë. Askush nuk ishte në dhomë kur e kompozova Truth Hurts, përveç meje, Ricky Reed dhe lotëve të mi.”

Lizzo po kërkon dëmshpërblime të paspecifikuara.

- SPONSOR -Smiley face