Në llojet e kërcimit modern kuptojmë disa ndarje konceptesh të të kërcyerit. Këto
koncepte të ndihmojnë dhe të mësojnë në dallimin e llojeve të kërcimeve, si p.sh.:
jazz, kontemporan, kërcim modern etj. Të gjitha këto lloje kërcimesh kanë origjinë
të përbashkët, pavarësisht nga niveli i ndarjeve të kategorive të lëvizjeve. Në llojin e
kërcimit modern, lëvizjet ndahen në tre kategori: shpejtësi, drejtim dhe forcë. Kemi
shpejtësi kundër ngadalësisë, kemi drejtim dhe kundër jo drejt, kemi forcë kundër
butësisht, direkt kundër jodirekt, d.m.th., që ndiqet gjithmonë një orbitë e caktuar,
por kjo orbitë mund të jetë edhe një kthesë ose një vijë e drejtë. Orbita përcaktohet
dhe përshkruhet si lëvizje e trupit sikur të jetë një rrugë gjarpëruese me kthesa ose
rrugë e drejtë. Me fort kundër butësisht, kuptojmë se si publiku percepton forcën dhe
vrullin e lëvizjes suaj. Lëvizjet e forta japin një perceptim krejt ndryshe, ato janë të
lidhura me tokën dhe të japin idenë sikur e shtyjnë atë. Në lëvizjet e forta vihet re që
balerini shpërthen, hidhet, kërcen dhe rrit nivelin e kërcimit në mënyrë të dukshme.
Kjo veti vihet re më mirë në kërcimin jazz, i cili e përcjell në mënyrë të dukshme këtë
imazh të fortësisë.

- SPONSOR -Smiley face

Mirëpo duhet të kuptojmë që balerini klasik meqenëse bën lëvizje të buta nuk do të thotë se është i fortë ose nuk zotëron forcë, ose në të kundërt një
kërcimtar i jazz-it nuk ka delikatesë ose butësi, nuk do të thotë se s’ka delikatesën
dhe linjat që mund të ketë një balerin klasik. Kjo ka të bëjë më tepër me faktin
që domosdoshmërisht të përcillet imazhi dhe emocioni në performancë. Në llojet
e kërcimit modern kemi këto ndarje: kërcim kontemporan (bashkëkohor), kërcim
jazz (jazz dance), kërcim urban (urban dance), kërcim i thyer (break dance), kërcim
teatër (theatre dance), kërcim kontemporan dhe postmodern (contemporan dance
dhe postmodern dance) etj. Këto lloj kërcimesh kanë veçoritë dhe karakteristikat e
tyre të veçanta. Secili prej këtyre kërcimesh transmeton origjinën e tij, ndërkohë dhe
zhvillimin e tyre emocional. Por nuk duhet harruar fakti se pavarësisht nga veçoritë
ose llojet që i karakterizojnë, origjina e tyre mbetet “kërcimi modern”.

- SPONSOR -Smiley face