Aktorja e njohur Nurgul Yesilçay do të fitojë 60 mijë euro pa “hapur
gojën.” Ky është titulli i mediave turke në lidhje me fitimet e aktores së
njohur si Gylsereni i “Fate të Kryqëzuara” nga një projekt iranian. Sipas “Sabah”, Yesilçay do të udhëtojë drejt Iranit këtë javë për të marrë pjesë në xhirimet e filmit
“Xhindi i bukur i Jedullah”, të producentit Bayram Fazli. Mësohet se aktorja 41-vjeçare do të qëndrojë një muaj në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ku do të luajë rolin e Dilarës, e cila si pasojë e një traume që ka kaluar, nuk flet dot.

 

- SPONSOR -Smiley face