I ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel, këtë mëngjes ishte i ftuar ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana. Ish-futbollisti, foli për karrierën pas futbollit dhe emocionet që ka marrë në fushën e blertë. Ai nuk nguroi të fliste edhe për familjen e tij dhe martesën me Monikën. Me bashkëshorten italiane, Loriku ka edhe një djalë, Boikenin. Loriku ka rrëfyer se që në momentet e para të lidhjes, i kishte treguar të dashurës së tij se lidhja e tyre nuk do të shkonte shumë gjatë pasi ai preferonte nuse shqiptare. Nusja italiane nuk hoqi kurrë dorë, derisa erdhi momenti që kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

- SPONSOR -Smiley face