Mbretëresha e muzikës pop Madonna i ka munguar muzikës dhe do bëjë një super rikthim në muzikës. Madonna është duke përgatitur albumin e saj të cilin e ka gati dhe sot janë zbuluar dhe detaje të tjera. Albumi i quajtur “Madame X” do ketë 15 këngë të reja ku 5 prej tyre do jenë bashkëpunime me këngëtarët më të pëlqyer të momentit. Dy këngë do jenë bashkëpunim me këngëtarin latin Maluma, një tjetër me Anitta, po ashtu dhe me dy reperët Quavo, Swae Lee.

Madonnën do kemi mundësi ta shohim dhe në një performacë të veçantë në finalet e Eurovision ku këngëtarja do këndojë dy këngë, një nga albumet e vjetra dhe një nga albumi i ri që do dal në 14 Qershor. Epo deri atëhere do na duhet të presim…

- SPONSOR -