Magjia e Arrëthyesit ju pret në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës këtë të dielë ora 19:00’. Ky ëstë lajmërimi i balerinës Ledia Sulaj, në kuadër të “Opera on Tour”. TOB po vendos shfaqjet e tij në teatrot në të gjithë Shqipërinë,dhe erdhi momenti që korçarët të shijojnë magjinë e Arrëthyesit. Ky është nja shanc i mirë për të gjithë ata që nuk munden të vijnë në Tiranë, apo nuk ndodhen në kryeqtet, veprat e Teatrit të Operas dhe Baletit shkojnë atje ku jeni ju.

- SPONSOR -Smiley face

Arrëthyesi

Akti 1

Skena 1: Shtëpia e Z. Stahlbaum

Në prag të Krishtlindjeve, familjarë dhe miq janë mbledhur në sallonin e shtëpisë për të zbukuruar pemën e bukur të Krishtlindjeve në vigjilje të festës. Pasi e përfundojnë atë, vijnë fëmijët, të cilët qëndrojnë të mahnitur përpara pemës që vezullon nga dritat dhe zbukurimet.

Fillon festa nën tingujt e një marshi. Fëmijëve i shpërndahen dhurata. Papritur kur ora e vjetër tingëllon 8-të, në dhomë hyn një përsonazh misterioz. Është Droselmajer, një këshilltar lokal i cili është edhe magjistar dhe njëkohësisht gjyshi i Klarës. Ai është shumë i talentuar në prodhimin e lodrave dhe ka sjellë me vete shumë dhurata për fëmijët, dhe mes tyre 4 kukulla që ngjajnë si të vërteta të cilat vallëzojnë para vështrimeve të mahnitura të të prainshmëve. Pasi performanca përfundon, ai i merr kukullat për ti ruajtur në një vend të sigurtë.

Klara dhe Fritz trishtohen kur kukullat largohen por Drosselmeyer ka akoma edhe një lodër për ta: një arrëthyes të drunjtë i cili është gdhendur në formën e një burri të vogël e që shërben për të thyer arrat. Fëmijët e tjerë i kthejnë kurrizin kukullës por Klara e pëlqen shumë. Fritz me qëllim e përplas dhe e thyen. Klara trishtohet.

Gjatë natës, kur të gjithë janë duke fjetur, Klara kthehet në sallon për të parë arrëthyesin e saj të dashur. Ajo i afrohet shtratit të vogël, kur ora tingëllon mesnatë dhe shikon aty Drosselmeyer. Papritur dhoma fillon të mbushet me minj dhe pema e krishtlindjeve fillon të zmadhohet. Edhe arrëthyesi merr përmasa njërëzore dhe Klara e gjen veten në mes të luftës mes një ushtrie biskotash dhe minjsh të udhëhequra nga komandanti i tyre. Ata fillojnë të hanë ushtarët prej biskote.

Arrëthyesi është ai që udhëheq ushtarët prej biskote të cilëve i bashkohen edhe kukullat e tjera të cilët shërbejnë si infermierë dhe doktorë që marrin të plagosurit. Ndërkohë që mbreti i minjëve i afrohet arrëthyesit të plagosur, Klara e gjuan me këpucën e saj duke i tërhequr vëmendjen. Kaq mjafton që arrëthyesi ta godasë me thikë.

Skena 2: Një pyll me pisha

Minjtë tërhiqen dhe arrëthyesi transformohet në një princ të bukur. Princi e merr Klarën me vete në natën e ndricuar nga hëna, në një pyll me pisha ndërkohë që flokët e borës bien rreth tyre në një vallëzim që i shtyn ata drejt mbretërisë së tij.

 

Akti 2

Skena 1: Toka e ëmbëlsirave

Klara dhe Princi udhëtojnë në tokën e bukur të ëmbëlsirave, në të cilën Zana e sheqerit ka mbretëruar deri sa vetë princi të kthehej. Ai i tregon asaj per betejën me mbretin e minjve dhe se si Klara i shpëtoi jetën dhe për transformimin e tij përsëri në një princ.

Për nder të heroinës së re, nisin festimet me ëmbëlsira nga e gjithë bota, çokollatë nga Spanja, kafe nga Arabia, çaj nga Kina dhe shkopa sheqeri nga Rusia. Të gjithë vallëzojnë e gëzojnë; bareshat Daneze performojnë në flaut, biskotat e vogla prej xhinxheri vallëzojnë rreth nënës së tyre, një varg lulesh të bukura vallëzojnë një vals dhe për ta mbyllur në bukuri vetë Zana e sheqerit dhe Kavalieri i saj bashkohen në vallëzim.

Pasi një vals final vallëzohet nga gjithë të pranishmit, zana e sheqerit merr Klarën dhe Princin përdore dhe pasi i jep një puthje Klarës i shtyn ata të ngjiten në slitën e tërhequr nga drerët. Ata largohen në mes përshëndetjesh nga të gjithë të pranishmit.

 

 

- SPONSOR -Smiley face