Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është bërë pjesë e një projekti të ri të një kompanie patatinash. Bebe postoi video në Instagram ku tregoi se është pjesë e projektit të “Lays” i cili ka erdhur me tre shije të reja. Por ajo që na shkriu së qeshuri ishte komenti i shqiptarit që është dhe make-up artisti i Kim Kardashian, Mario Dedivanovic i ka komentuar Bebes në postin e Instagramit duke i thënë : ” te befte mire en b*the” .

Ky koment i shqiptarit na shkriu së qeshuri pasi ai nuk e ka harruar shqipen dhe urimet shqiptare. Mario Dedivanovic është një nga make-up artistët më të mirë në botë dhe ka mijra fansa kudo në botë, ai viziton shpesh herë vende të ndryshme në botë ku zhvillon edhe masterclass ku u mëson fansave apo make-up artistëve të tjerë truket e makeup-it.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face