Thuhet se dashuria të shëron çdo plagë dhe këtë po tenton të bëj edhe Neymar Jr. Talenti brazilian i Paris Saint Germain pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren që Brazili luajti këtë fundjavë ndaj Nigerisë. E kjo duket se i ka dhënë më shumë kohë 27 vjeçarit për tu fokusuar te jeta e tij private. Sipas asaj që raportohet në mediat braziliane, konkretisht “O Dia”, Neymar po shoqërohet me Natalia Barulich. Modelja 27 vjeçare u bë e njohur pas historisë së romancës me këngëtarin kolumbian, Maluma, mik i Neymar. Sipas gazetares, Fabia Oliveira çifti është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e Parisit, duke i dhënë jetë zërave për lindjen e një historie dashurie mes tyre. Për këtë shkak mediat raportojnë se Maluma dhe Neymar nuk flasin më…

- SPONSOR -Smiley face