Programi i të dielës, “E diela shqiptare” është një program tepër popullor, dhe sidomos me disa nga rubrikat që ky program zhvillon. Një ndër rubrikat që ka shikueshmëri të lartë është edhe “Ka një mesazh për ty” ku pjesëmarrësit i dërgojnë një mesazh familjarëve, njerëzve të afërm, miqve apo kolegëve për çështje nga më të ndryshmet. Shpesh herë kjo rubrikë ka bashkuar shumë familje shqiptarëve apo persona duke falur gabimet e njërës palë, apo duke gjetur një zgjidhje konsensuale për një problem midis tyre, por askush nuk e mendonte se në këtë rubrikë do të merrnin pjesë edhe personazhe publik për të gjetur konsensus për një çështje “delikate”.

- SPONSOR -Smiley face

Këtë javë pjesë e “Ka një mesazh për ty” janë bërë dy moderatoret e reja të Tv Klan, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla. Konflikti ka nisur për një program të ri, i cili do të transmetohet së shpejti në këtë televizion. Të dyja vajzat synojnë të jenë moderatore të programit, por vetëm njëra prej tyre duhet të përzgjidhet nga produksionin. Shpresojmë që vajzat të arrijnë të gjejnë konsensusin me njëra-tjetrën për drejtimin e spektaklit.

Tek “Ka një mesazh për ty” Arditi sapo ndau një sekret. Partneret që do e shoqërojnë në festivalin “Kënga Magjike” për këtë vit do jenë prezantueset e TV Klan, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla. Për ato është ende surprizë, njëlloj si për mamatë e tyre, të cilat kanë ardhur për t’u dhënë një mesazh krejt personal.

Mira dhe Sofia, dy mamatë e prezantueseve kanë një kërkesë për vajzat, të cilat u gjenden në një pozitë të vështirë. Duhet të zgjedhin mes shkollimit jashtë vendit ose karrierës profesionale në Shqipëri. Emocionet në studio po rriten.

- SPONSOR -Smiley face