“Më duher të ndjek këshillat e mjekut, nuk mund të bëj asnjë gjë më shumë deri sa mjeku të më njoftoj që jam shëruar”

Me këto fjalë Mariah Carey ka njoftuar fansat e saj që do të jetë e detyruar të anulojë koncertet e para të turneut të saj ‘All i Want for Christmans is You’, për shkak të një infeksioni në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

- SPONSOR -Smiley face

Këngëtarja me famë botërore kush e di sa keq mund të ndihet pasi për një artist nuk është aspak e lehtë të qëndrojë i sëmurë sidomos në raste festash.

Megjithëse në këtë rast Mariah ka shpjeguar që ka vendosur të ndjekë me rigorozitet këshillat e mjekut: ‘Nuk ka gjë më të dashur për mua se festimet dhe spektakli i Krishtlindjeve, por duhet të zbatoj këshillat e mjekut dhe të pushoj deri kur më thotë ai. Do të bëj gjithçka që të takohem me ju sa më shpejt!” shkruan këngëtarja.

- SPONSOR -Smiley face