Pavarësisht se është një prej figurave më të njohura të gazetarisë shqiptare, pak gjëra dimë për jetën private dhe të shkuarën e Blendi Fevziut. Moderatori, i cili prej 20 vitesh idrejton emisionin e suksesshëm “Opinion” , mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij familjare dhe vetëm së fundmi duket se ka thyer disi barrierën, që kishte vendosur mes tij dhe ndjekësve në rrjetet sociale. Disa ditë më parë ai festoi ditëlindjen e dytë të së bijës, ndërsa prej vitesh është bërë prind me vajzën e madhe, Mishel. Por, e dini se vetë Blendi është fëmijë i birësuar? Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi. Ka qenë Ali Fevziu, i njohur si daja i nënës së gazetarit, që ka birësuar Blendin në vitin 1983, kur ishte vetëm 14 vjeç, vit në cilin ai do të hiqte dorë edhe nga mbiemri Bregasi për të marrë mbiemrin Fevziu, raporton Living. Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit dhe kjo shpjegon edhe lidhjen e Fevziut me Toptanajt, familjen e vjetër tiranase dhe pronat e tyre. Krahas trashëgimisë së përftuar nga familja Toptani, Fevziu është një ndër moderatorët më të paguar në vend, me një karrierë mbi 25 vjeçare në lëmin e gazetarisë së shkruar dhe asaj vizive. Fevziu gjithashtu ka shkruar disa libra historikë që janë mirëpritur nga lexuesi shqiptar.

- SPONSOR -Smiley face