Jeta mbretërore është paraqitur gjithmonë si një jetë e vështirë dhe tepër komplekse për shkak të rregullave të shumtë dhe protokolleve, por ndonjëherë do të qëndrosh larg gjithë këtyre. Këtë herë, çifti mbretëror Princi Harry dhe Meghan Markle janë kapur mat teksa darkonin në një restorant larg pallatit mbretëror. “TMZ” ka raportuar se Harry dhe Meghan kanë konsumuar një darkë të shijshme dhe princi ka pirë disa gota me alkool. Sipas burimeve thuhet se Archie ka qëndruar shumë i qetë dhe se kohën më të madhe e ka kaluar duke fjetur gjumë. Gjatë vizitës Meghan dhe Harry janë trajtuar njësoj si gjithë dhe madje duket se të tjerët as që i kanë vënë re se kanë qenë të pranishëm në atë lokal.

- SPONSOR -Smiley face